×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohet në mbajtje vëllai i plagosur i Astrit Ademajt

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 10:44

    Avni Ademaj i cili mbeti i plagosur në ngjarjen tragjike ku u vra vëllai i tij, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj, dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadrijaj, është dërguar në mbajtje.


    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

    Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës, në Pejë mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës nga PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj.

    Kadrijaj ishte kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit nga radhët e PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

    Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti momental që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së viktimës, Astrit Ademaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!