×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri tani 15 persona të vdekur nga shpërthimi në spitalin e Covid-it në Tetovë

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 23:53

    Spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri sonte rreth orës 21.


    Deri tani janë konfirmuar 15 viktima.

    Pas kësaj ngajrjeje, është mbledhur shtabi i krizës. Prezentë janë dhe kryeministri, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe të tjerë.

    Spitali modular për pacientët me Kovid-19 në Tetovë u kaplua nga zjarri sonte rreth orës 21. Zjarrfikësit i kanë shuar flakët. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Twitterin e tij e konfirmoi se ka viktima dhe të lënduar. Numri i saktë i tyre ende nuk është konfirmuar, jozyrtarisht flitet për 15 viktima dhe mbi 30 të lënduar, njofton Portalb.mk.

    Pamjet e tmerrshme dëshmojnë që spitali është dëmtuar shumë. Në këtë spital ka 84 pacientë.

    Ministria e Shëndetësisë në një kumtesë tha se momentalisht po përcaktohet numri i saktë i viktimave, të plagosurve dhe gjendja e tyre.

    “Zjarri tashmë është shuar dhe të gjitha ekipet nga spitali janë mobilizuar për të ndihmuar të plagosurit. Ata transportohen urgjentisht në Shkup për tiu siguruar kujdesin përkatës, ekipet e Klinikës janë mobilizuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ndodhet në Tetovë. Pas inspektimit, do të informojmë publikun për situatën faktike.” thuhet në kumtesë.
    Sipas kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, është dëgjuar eksplosion i shpejtë ndërsa zjarfikësit, sipas saj, kanë reaguar shpejtë.

     

    Kryeministri, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani janë në Tetovë.

    Ndryshe, para disa jave në të njëjtin spital kishte pasur tentime për të dëmtuar rrjetin e oksigjenit, pas çka policia arrestoi një 42-vjeçar nga fshati Zhelinë në Tetovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!