×
  • Lajme
  • Lajme / Ndërprehet seanca

    Dështon konstituimi i Kuvendit për të 34’ën herë

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 10:32

    Ka dështuar edhe përpjekja e 34-të për konstitutuimin e Kuvendit. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat. Në sallë ishin 102 deputetë, shkruan Reporteri.net.

    VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.

    Partitë tjera, si PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe s’kanë propozuar fare anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë.

    “Nuk ka propozime”, deklaroi Kryesuesi Avni Dehari.

    Kur është hedhur në votim përbërja e komisionit, ata s’kanë marrë pjesë fare në proces.

    Në dështim të votimit të Komisionit, Dehari ka ndërprerë seancën.

    “51 deputetë për, kundër një, abstenime s’ka. Nuk ka kuorum. Shihemi më 21.06.2025 në orën 10:30”, tha Dehari.

    E propozuara e VV’së për këtë pozitë vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!