Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila në rend dite përfshinë pikat e mbetura nga seancat e kaluara, shkruan Reporteri.net.
Qysh në fillim të saj tri partitë opozitare partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën.
Kjo pas dështimit që të votohet rezoluta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në mungesë të kuorumit.
Rezoluta e propozuar nga grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndër të tjera i kërkonte Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë së Kosovës të mos pranojnë tarifat e propozuara për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila thënë se rezoluta e opozitës nuk u është shpërndarë deputetëve dhe prandaj nuk kanë marrë pjesë fare në votim. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.