×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga aksidenti në Bresalc të Gjilanit ku mbeti e vdekur një grua

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 9:53

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm mes tri veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku si pasojë ka vdekur një grua.

    Në raport thuhet se edhe katër persona tjerë kanë marrë lëndime, derisa vdekjen e kësaj të fundit e ka konstatuar ekipi mjekësor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Bresalc, Gjilan 31.10.2024 – 14:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!