Rastet e vjedhjeve në pikë të ditës në vendin tonë nuk kanë të ndalur.
Një rast i grabitjes ka ndodhur sot në pikë të ditës në Prizren, ku dy persona të maskuar dhe armë të shkurta kanë thyer pikën e KEDS-it dhe kanë arritur të marrin një sasi të madhe parash.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.
“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të paditur”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit për Reporteri.net.
Osmanollaj thotë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po interviston dëshmitarët dhe të marrë incizimet e kamerave”, ka thënë Osmanollaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.