×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Detaje të reja nga koncerti i Sabri Fejzullahut në kohë pandemie, Ahmeti: Diçka e mirë po vjen

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 9:57

    Tashmë është bërë publike që ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, do të mbajë koncert në kryeqytetin kosovar.


    Ky lajm u bë i ditur nga kryetari Shpend Ahmeti, i cili pa dhënë shumë detaje tregoi për këtë lajm shumë të rëndësishëm.

    “Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën. Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim. ❤️ e ka Prishtinë e Prishtina e ka ❤️. Stay tuned”.

    Ky koncert i cili do të dëgjohet në gjithë Prishtinën, e i cili mund të dëgjohet edhe në qytetet tjera përmes platformave online, do të mbahet të shtunën mbrëma.

    Siç mëson emisioni #gjesi, në këtë koncert do të interpretohen 12 këngë të këngëtarit, i cili gëzon një dashuri të madhe nga mbarë populli shqiptar.

    Këngëtari, i cili u lind e u rrit në Prishtinë, një jetë të tërë i këndoi po këtij vendi, duke u rikthyer tani përmes një performance live pikërisht në kryeqytet.

    Në qendër të Prishtinës, Fejzullahu do të shoqërohet vetëm me piano nga muzikanti Fation Miftari.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!