Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se gjatë orëve të para të mëngjesit, gruaja shtatëzënë e moshës 40 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
V.P. është banore e Gjakovës dhe ishte në mjekimin intenziv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste.
Prej tyre, të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 55 raste.
Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,
42 raste janë në gjendje stabile
12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.