×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jepdetaje

    Digjen 10 hektarë pemishte e vreshta në Suharekë

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 8:56
    Foto ilustruese

    Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri janë djegur dje 10 hektarë me pemë, vreshta e pemishte në Suharekë.

    Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.

    “Suharekë / 23.07.2024 – 17:00. Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!