Dimal Basha i VV-së, ka vazhduar sulmet dhe linçimet ndaj mediave e gazetarëve.
Ai mëngjesin e sotëm ka publikuar një shkrim të gjatë në Facebook, të cilin e quan “analizë” e si po bëhet gazetaria në Kosovë dhe si duhet të bëhet, sipas tij.
Bashka aty ka bërë një krahasim me politikën, duke thënë se ashtu siç ka “politikanë manipulues e përfitues”, të tillë, thotë ai, ka edhe gazetarë.
“Arsyeja kryesore që e ka vështirësu punën e gazetarit në Kosovë është se gazetari shpifës barazohet me gazetarin e ndershëm, kjo për shkak se nuk kemi klasifikim të tyre dhe të gjithë janë nën një ombrellë, atë të AGK-së, dhe kjo ka kriju jashtëzakonisht probleme!
Sot kemi një situatë tjetër mediale miq, ku ambienti i të bërit gazetari i përngjan asaj të bërit politikë! Më shkurt, 𝐬𝐢𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐧ë 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤ë 𝐪ë 𝐤𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐚𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐞 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐞𝐬, 𝐧𝐣𝐞𝐣𝐭ë 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫ë 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐞𝐬 𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬”, ka shkruar Basha ndër të tjera.
Basha me një postim kundër gazetarëve ka dalë edhe mbrëmë, pasi nuk i pëlqyen distancimet e gazetarëve të RTK-së nga raportimi i këtij mediumi. AKG-ja tashmë disa herë ka reaguar ndaj gjuhës linçuese të deputetit Basha ndaj mediave./Reporteri.net/