×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati Dedaj pas shkarkimit nga Vjosa Osmani: Këtë ma kishte bërë vetëm Millosheviqi kur më vrau familjen

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 23:29

    Diplomati Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila sonte e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.


    Dedaj në Edicionin Special në Klan Kosova, e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin e politikanes Lenka Çuko.

    ”Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”.

    ”Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë luftës, edhe tash edhe deri në vdekje”.

    ”Në fakt, Presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike dhe kjo është e drejtë e saj, sepse në një mënyrë në një mënyrë të shantazhuar me uzurpime në krye të shtetit, ajo ka filluar një grushtshtet, një gulgotë dhe një diskriminim mund të them ndaj meje dhe një krim të paparë”.

    Mes tjerash Dedaj u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen, njofton Klan Kosova.

    ”Mund të them se këtë ma ka bërë vetëm Millosheviqi kur ma ka vrarë familjen time dhe kjo tash më ndodh edhe mua dhe ne jemi shumë krenar dhe çdo gjë e presim të buzëqeshur dhe shumë krenarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!