×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomati gjerman: Jo ndarje territoresh, s’ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 18:07

    Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se Serbia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën si shtet i pavarur.


    Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se pas Samitit të Berlinit tashmë është bërë e qartë se nuk duhet të ketë diskutime për ndarje territoresh në vija etnike.

    Ischinger ka thënë se Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe të fitojë menjëherë liberalizimin e vizave.

    “Tani të gjithë e dinë pak më mirë se çka nuk është e dëshirueshme. Por si të vazhdohet tutje? Çka duhet të fitojë Serbia (për ta njohur Kosovën)? Rrugë të përshpejtuar për anëtarësim në BE? Por është e qartë – pa njohje – s’ka anëtarësim! Dhe Kosova do të duhej të ndalë taksën dhe të fitojë lëvizjen pa viza, menjëherë!” ka shkruar ai në Twitter, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe në Samitin e Berlinit u kërkua edhe heqja e taksës ndaj produkteve serbe por që delegacioni i Kosovës nuk pranoi.

    Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se “ideja ime për shkëmbim territoresh ka vdekur”.

    Kujtojmë se Samiti i radhës mbahet në Paris më 1 korrik për çka presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se shpreson që do ketë lëvizje pozitive për dallim nga ai i Berlinit ku nuk u arrit asnjë rezultat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!