×
  • Lajme
  • Lajme

    Diplomojnë inxhinerët e fluturimit të FSK-së

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 9:11

    Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi tashmë janë inxhinierë të fluturimit.


    Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Zeqiri e Gashi, pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë, kanë përfunduar me suksese të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.

    Lexoni të plotë njoftimin:

    “Diplomojnë inxhinierët e fluturimit të FSK-së

    Pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë, sot nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin ‘Inxhinierë të Fluturimit’.

    Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

    Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së.

    Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!