Sot, radhëve të ushtrisë së Kosovës, i është shtuar edhe gjenerata e kadetëve 2019.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
Haradinaj është shprehur krenar me gjeneratën e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe i ka ftuar ata që ta kryejnë me nder detyrën, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Historia jonë po shkruhet nga më të mirët, djemtë dhe vajzat e Kosovës, të cilët po i shërbejnë vendit dhe qytetarëve. I lumtur të shoh kadetët e FSK-së që diplomuan sot, gjenerata e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Akademi kjo që është shndërruar si adresë edhe për vendet e rajonit.
Ushtria që do të i shërbeni ju, është në rresht me botën demokratike, në rresht me ShBA-në dhe NATO-n!
Duke qëndruar krah për krah për paqen, bashkë do të shërbejmë me nder e përkushtim për sigurinë tonë, për atdheun tonë.
RH