Nga sonte kanë hyrë në fuqi vendimi për përkufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në disa komuna të Kosovës, ku përhapja e pandemisë Covid-19 është më e madhe.
Ndër to edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e cila po vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi.
Policia e Kosovës ka dalë në teren për të parë sa po respektohen masat.
Policia ka ndalë disa persona në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të cilët nuk i kanë respektuar masat dhe ka inspektuar disa kaifetri që nuk i kanë mbyllur lokalet edhe pse ka kaluar ora 21:00, shkruan Reporteri.net.
Policia ka marrë letërnjoftimet e qytetarëve që ishin duke u lëvizur.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.