×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e fundit për konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi – Abazoviç në ShBA, marrëveshja e bllokut pro-serb në ngërç

    Reporteri
    16 Shtator 2022 | 13:48

    Takimi i shtatë të mazhorancës së vjetër/re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit të vitit 2020 në Mal të Zi, e cila synon të rigrupojë dhe rikonfigurojë një qeveri të re bazuara në ato rezultate, ende nuk konkludoi marrëveshje, raporton gazeta online Reporteri.net

    Palët ndërfajësojnë njëri-tjetrin për ambicie të pashëndosha politike dhe pozicione maksimaliste.

    Kryetari i “Prava Montenegro”, Marko Millaçiç, pas takimit me shumicën e vjetër parlamentare i bëri thirrje Grupit Parlamentar të URA-s të udhëhequr nga Dritan Abazoviç “që të zbresin në tokë” si dhe “të qetësojnë ambiciet e tyre abnormale në politikë”.

    Takim i shtatë zgjati vetëm 20 minuta, ndërsa pjesëtarët e koalicionit “e zeza mbi të bardhë” të cilët formuan qeverinë e pakicës në prill të këtij viti, kësaj here nuk ishin prezentë.

    “Sot është dita e fundit për të caktuar konsultimet me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç [rreth dhënies së mandatarit]. Sot, Abazoviç dhe GP URA nuk erdhën në tavolinën negocuese. Nuk ka koinçidenca në politikë”, ka thënë Millaçiç.

    Abazoviç të enjten mbrëma midis konferencës për media u largua për një udhëtim në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi i tij për në ShBA u tha të jetë “për çështje biznesore”.

    Abazoviç u nis për në ShBA – Fronti Demokratik e thërret ta bëjë qeverinë, ia plotëson të gjitha kërkesat

    Millaçiç thotë se nëse Abazoviç nuk pajtohet për marrëveshje për formimin e qeverisë së re/vjetër të Malit të Zi, “është e qartë se ai tashmë ka bërë marrëveshje me Gjukanoviçin dhe DPS-në”.

    Në anën tjetër Fronti Demokratik, përkatësisht blloku pro-serb që përbën shumicën më të madhe të shumicës së vjetër parlamentare, e ka ftuar Abazoviçin për ta bërë qeverinë e re.

    Andrija Mandiç nga ky bllok tha se do t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat e URA-së, si dhe për vete do të rezervojnë ulëse qeveritare “vetëm në nivelin simbolik”.

    Abazoviç në mbledhjen e së enjtes ka kërkuar që URA të marrë kontroll mbi sektorin e sigurisë, përkatësisht ministrinë e brendshme dhe të mbrojtjes, por edhe ministrinë e jashtme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kujtojmë se DF-ja në Mal të Zi është një parti që nuk gëzon mbështetjen e Perëndimit, përkatësisht rreth qëndrimeve të tyre për Malin e Zi si shtet të pavarur, qëndrimin e tyre ndaj integrimeve evropiane, anëtarësimit në NATO, por edhe ndaj pavarësisë së Kosovës.

    Kohëve të fundit Zëri i Amerikës duke cituar burime të tyre brenda administratës amerikane të Joe Biden, zbuluan se Federata Ruse kishte financuar DF-në./Reporteri.net/.

    Blloku pro-serb thotë se kanë arritur “pajtueshmëri të lartë” për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!