×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e parë e Kurtit si kryeministër: Pasi ta marrë mandatin nga Hoti, shkon për homazhe në Prekaz

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 9:03

    Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.


    Kurti do të pranojë sot detyrën në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

    Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

    Agjenda e plotë:

    1. Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit.

    VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

    KOHA: 10:00

    2. Mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.

    VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

    KOHA: 11:30

    3. Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

    VENDI: Kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

    KOHA: 13:00

    4. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog.

    VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

    KOHA: 14:30

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!