×
  • Lajme
  • Lajme

    Ditë e zezë për Kosovën: 2 të vrarë, 2 fëmijë vdiqën nga zjarri, 24 nga Covidi

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 0:12

    Kosova sot u trondit nga disa ngjarje të rënda. Vetëm gjatë së mërkurës 28 qytetarë të vendit kanë humbur jetën.


    Nga 28 viktimat,  dy janë vrarë në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, shkruan Reporteri.net.

    Në Pejë mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës nga PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj.

    Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti momental që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së viktimës, Astrit Ademaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt për të cilin është bërë e ditur se është nën arrest dhe se gjendja e tij është stabile.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti momental pranë shtëpisë së Astrit Ademajt, shkruan Reporteri.net.

    “Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Janë vrarë dy djem të ri. Siç duket ka a qenë një konflikt momental, ndoshta ka qenë edhe i mëhershëm, por pas konfliktit momental para shtëpisë së Astritit ka ardhur deri te vrasja”, tha ai në Kanal 10.

    Ai tha se dyshohet se e kanë pasur një konflikt të mëhershëm dhe sonte janë munduar të pajtohen.

    Një ngjarje shumë e rëndë e së mërkurës ishte edhe rasti kur dy fëmijë nga komuna e Gjakovës vdiqën si pasojë e një zjarri në shtëpinë e tyre.

    Ndryshe, disa orë më parë janë nxjerrë dy trupat e pajetë të fëmijëve që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në fshati Ujz të Gjakovës.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në mëngjes.

    “Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj për Reporterin.

    Ndërkohë Policia ka bërë të ditur se në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e zjarrit, është edhe prindi i njërit prej viktimave, ndërsa tre familjarë tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

    Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

    Po ashtu tashmë të përditshme janë bëtë edhe raportimet e dhjetëra vdekjeve në Kosovës nga koronavirusi.

    Vetëm në 24 orët sipas raportimeve të IKSHPK-së, kanë vdekur 24 qytetarë të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!