Babë e bir nga komuna e Mamushës janë arrestuar, pasi që dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, përkatësisht nënës të hënën e 3 majit.
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se viktima ka pësuar lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu bëhet e ditur se pas dyshimit për posedim të armëve, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar pesë pistoleta të llojeve të ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm, dy fishekë të kalibrit të panjohur dhe pesë karikatorë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.