Pasardhësit e heroit Beqir Rexhepi sot janë bërë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, njëri nga ta Polic Ushtarak i Ushtrisë së Kosovës, e tjetri pjesëtar i Policisë.
Beqir e Ridvan Rexhepi kanë diplomuar si pjesë e gjeneratës së 55-të e kadetëve policorë të Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.
Ata janë pasardhësit e Rexhep Rexhepit e Beqir Rexhepit, heronjtë që sakrifikuan jetën, që sot Kosova të ketë ushtrinë dhe policinë e Kosovës.
Në këtë ditë të rëndësishme për jetën e tyre ata bënë homazhe tek varri ia atyre që ua mundësuan lirinë dhe realizimin e ëndrrave të tyre.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se bazuar në situatën aktuale të pandemisë COVID-19 nuk është mbajtur ceremonia e diplomimit.
Diplomimi është bërë në grupe të vogla-klasa,në hapësirat e Akademisë, organizuar nga Drejtoria për Trajnime Themelore-Divizioni i Trajnimeve i Policisë së Kosovës.
Policisë së Kosovës sot i janë bashkuar 426 policë të rinj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.