Djali e bën për spital babain e tij në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur babain e tij.


Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.

Viktima ka raportuar se është sulmuar me grushte nga djali i tij, teksa ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë të Suharekës dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.