×
  • Lajme
  • Lajme

    Dje nga Policia u ndaluan 25 persona që nuk respektuan masat kundër coronavirusit, sot Policia nuk reagoi për rreth 500 protestues

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 22:02

    Ende janë në fuqi masat e marra nga Qeveria e Kosovës mori vendim rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.


    Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët e pothuajse të gjitha komunave – ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.

    Vetëm dje për mosrespektim të masave Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona.

    Por njëjtë nuk ka vepruar Policia me rreth 500 qytetarë që kanë protestuar sot para objektit të qeverisë së Kosovës, apo siç kanë thënë ata provë për protestë.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës nëse organizatorët kanë marrë leje për këtë protestë, por nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!