Numri total i personave që kanë marrë vaksinën anti-COVID në Kosovë ka shkuar në 46 mijë e 97 qytetarët të moshës mbi 65 vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate, ku ndër të tjera thuhet se të hënën janë kryer 4 mijë e 229 vaksinime, shkruan Reporteri.net.
“Me punën e çmuar të ekipeve të vaksinimit, dje janë kryer 4229 vaksinime, ku totali shkon në 46.097 qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 65 vjeçare.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Qytetarët e Kosovës deri më tani janë vaksinuar me vetëm dy lloje të vaksinave: AstraZeneca dhe Pfizer.
Derisa vaksinat AstraZeneca kanë ardhur në Kosovë në kuadër të programit COVAX, vaksinat Pfizer janë donacion nga Bashkimi Evropian për Kosovën.
Deri më tani, në Kosovë kanë arritur 62,400 doza të vaksinës AstraZeneca dhe 7,500 doza të Pfizerit, duke e quar numrin total të vaksinave të ardhura në 69,900 sosh.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
Vaksinimi po vazhdon pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Me punën e çmuar të ekipeve të vaksinimit, dje janë kryer 4229 vaksinime, ku totali shkon në 46.097 qytetarë të Republikës së Kosovës të moshës mbi 65 vjeçare.
Procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion, dhe po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga në të gjithë vendin.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19.
Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.
Për lehtësimin e aplikimit në platformën eKosova, mund të i referoheni video udhëzimeve në vegëzat si më poshtë:
https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y
https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw
#Bashkëiadalim
#Vaksinohu
/Reporteri.net