×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të ekspozoj veprimet kaqdashëse të Serbisë”, çka do të flas Presidentja Osmani sot në Këshillin e Sigurimit?

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 11:16

    Sot pasdite do të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela me anë të një postimi në Tëitter tregoi se çka do të flas Presidentja Osmani, transmeton Reporteri.net.

    “Sot Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm  Antonio Guterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela në postimin e tij.

    Takimi do të filloj në ora 16:00./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!