Kryeministri Albin Kurti ka takuar fotoreporterin e mirënjohur amerikan nga VII Foundation, Ron Haviv dhe Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë që po mbahet në Kosovë, Fotoist, Burim Myftiu, me të cilët diskutuan për rëndësinë e fotoreportazhit dhe dokumentimit të ngjarjeve të rëndësishme.
Fotoreporteri Ron Haviv ka dokumentuar mbi 26 konflikte dhe luftëra, përfshirë luftën në Kosovë dhe ka punuar në më shumë se 100 vende.
Ai është autori i librit “Blood and Honey: A Balkan War Journal” (Gjak dhe Mjaltë: një ditar i luftërave në Ballkan), libër, të cilin ia dhuroi kryeministrit Kurti gjatë takimit.
“Do t’i jemi mirënjohës për guximin e tij për të dokumentuar të vërtetën mbi shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë dhe të krimeve të Serbisë në Ballkan”, tha Kurti ndër të tjera pas takimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.