Procesi për lëvizje të lirë me letërnjoftime mes Kosovës dhe Bosnje Hercegocinës, marrëveshje e cila u ratifikua javën e kaluar në Kuvend, po bllokohet nga kreu i “Republika Srpska”, Milorad Dodik, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për këtë sot ka reaguar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Kjo e fundit i është drejtuar Dodikut duke i thënë që të mbajë fjalën dhe të respektojë marrëveshjen, ndërsa po e cilëson një gjë të tillë si të papranueshme për qytetarët e Kosovës
“Procesi i Berlinit është për t’i bërë njerëzit të lëvizin lirshëm, të punojnë dhe të tregtojnë në Ballkanin Perëndimor. Bllokimi i ratifikimit dhe pengimi i qytetarëve të Kosovës për të udhëtuar lirshëm është i papranueshëm. I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë!”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
“Bllokada të tilla e pengojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar tutje Cramon.
Ndryshe, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor 2022 në Berlin kanë nënshkruar tri marrëveshjet e mobilitetit. /Reporteri.net/.
#BerlinProcess is there to make people move freely, work and trade in the #WesternBalkans.
Blocking of ratification & preventing #Kosovo citizens to travel freely is unacceptable.
I urge @MiloradDodik to keep his word and to ratify it! Such blockades are preventing ?? path. pic.twitter.com/QyQBho34ql
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) March 1, 2023