Pak para nisjes për në Moskë, anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se qëllimi i tij i përfundimtar metet pavarësimi i entitetit serb “Republika Sprska”, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Republika Srpska si shtet i pavarur është qëllimi ynë edhe sot”, i tha Dodik televizionit publik të entit serb.
Statusin aktual të “Republika Sprska”-s brenda Bosnje-Hercegovinës, lideri nacionalist serb, tha se e sheh vetëm si “episod në vazhdimësinë e luftës së serbëve të BeH-së për pavarësi”.
Këshilltarja për politikë të jashtme e Dodik, Ana Trsiç Babiç, konfirmoi se në Moskë, ai do të takohet me presidentin e federatës ruse, Vladimir Putin, gjë që e bën Dodikun të takohet me Putinin dy herë që nga nisja e invazionit rus mbi Ukrainën që nga 24 shkurti.
Dodik ka bllokuar vendimmarrjen në Presidencën trepalëshe të BeH-së ndaj sanksioneve ruse, gjë që efiktivisht sanksionet ndaj Rusisë në entin serb të Bosnjes i bën të pamundshme.
Milorad Dodik, është aleat rus, si dhe për agresionin rus mbi Ukrainën, fajëson Perëndimin dhe NATO-n. /Reporteri.net/