×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Dogana kap mallra të padeklaruara në vlerë mbi 25 mijë euro

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 16:23

    Njësia e Task Forcës ka identifikuar një veturë me targa vendore duke kaluar ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në territorin e Kosovës.

    Dogana e Kosovës, njofton se gjatë kontrollit të veturës, janë gjetur të ngarkuara mallra të padeklaruara në vlerë mbi 25 mijë euro, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Parandalohet edhe nje rastë i Kontrabandës. Me datë 02.11.2024 rreth orës 19:50 njësia e Task Forcës ka identifikuar një automjet furgon me targa vendore duke ardhur ilegalisht nga fsh.Tanushë- RMV në drejtim të fsh.Mjak RKS . Vlera e mallit sipas tregut është mbi 25.000€”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

    Gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallrat si në vijim:

    – Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope fitera gjithsej 550000 copë,
    – 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg,
    – 120 pako me kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg

    Në përfundim, thuhet se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe vetura janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!