Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës së duhanit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në një veturë me targa të Shqipërisë, ku në të kishte fshehur në vende të ndryshme, duhan të grirë, 42 paketime me nga 500 gram secila.
Njoftimi:
Parandalohet kontrabanda e duhanit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës
Më datën 05.06.2024, në orët të pasdites një automjet me targa të Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë sasi të duhanit të grirë të cilin e kishte fshehur në vende të ndryshme në veturën e tij.
Gjatë kontrollimit të përbashkët me zyrtarët policorë, tek i dyshuari u gjet një sasi prej 42 paketime me “DUHAN TË GRIRË” me peshë secila nga 500 gram, gjithsej 21 kilogram, të fshehura nën ulëset e pasme të veturës. Mallrat dhe vetura mbesin të bllokuara deri në përfundimin e procedurave kundervajtëse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.