Më 24 prill fillon Muaji i Shenjtë i Ramazanit. Në këtë kohë ka pasur shumë pyetje se a mund të agjërojmë, në këtë kohë pandemie.
Doktori Remzi Rrahmani ka thënë se qytetarët mund të agjërojnë, por që iftaret s’duhet të na bashkojnë.
“Ramazani po vjen, por jo si çdo herë, kësaj radhe në kohë pandemie. Ne a mund të agjërojmë? Po, mundemi! Të dhënat e fundit rreth kësaj teme na thonë se mund të agjerojmë, por iftaret s’duhet të na bashkojnë”, thotë ai në një video që ka postuar në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se të prekurit me coronavirus duhet t’i përmbahen me përpikmëri protokolove mjekësore dhe të jenë në konsultim të vazhdueshëm me mjekun e tyre. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.