×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    “Dolën nga banesa, hypën në një veturë dhe nuk u panë më”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 8:51

    Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Fushë Kosovë.

    Rastin në polici e kanë raportuar prindërit e tyre. Sipas deklaratës së tyre në polici, vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Rasti ka ndodhur më 4 korrik, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Policia po zhvillon hetime.

    “Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!