Kthimi i katër fëmijëve dhe një gruaje në Shqipëri nga kampi famëkeq Al-Hol ishte një ngjarje e gëzueshme për të gjithë.
Por ende ndodhen fëmijë dhe gra të cilat nuk kanë pranuar të kthehen, siç është rasti i Eva Dumanit.
Në lidhje më këtë çështje ka folur edhe gazetari Taulant Kopliku në emisionin “Open”, i cili theksoi e nuk duhen përmendur emrat e personave që ndodhen ende në kamp, pasi iu rrezikohet jeta.
Ai përmendi rastin e një gruaje shtatzënë, e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi, por më pas ishte gjetur e e pajetë.
“Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e pajetë atje. Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë ISIS-it në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.