Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport.
Përmes një postimi, thuhet se gjatë takimit u vlerësua lartë bashkëpunimi i OSBE-së me Policinë e Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Drejtori i përgjithshëm i PK-së, në një takim lamtumirës priti shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë Sot, më 02.09.2024, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA, priti në një takim lamtumirës ambasadorin z. Michael DAVENPORT, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë. Gjatë takimit u vlerësua lart bashkëpunimi OSBE-PK, e në veçanti me z. DAVENPORT dhe njëkohësisht kolonel HOXHA falënderoi ambasadorin për mbështetjen e pakursyer që ka dhënë OSBE-ja për Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndër të tjerash, ambasadori Davenport është shprehur falënderues dhe mirënjohës për komunikimin, bashkëpunimin dhe qasjen e Policisë së Kosovës, ndaj organiztës ndërkombëtare, konkretisht OSBE-së.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.