×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori i RTK-së: Nuk pati përleshje, u ofenduan dhe një gjuajtje me ujë

    Reporteri
    05 Maj 2020 | 23:52

    Edhe menaxhmenti i RTK-së e ka mohuar lajmin për përleshjen ndërmjet avokatit, Tomë Gashit dhe sekretarit organizativ të PSD-së Nol Nushi.


    Një media e caktuar në vendin tonë, ka raportuar lajmin se gjatë një debati televiziv në RTK, ka pasur një përleshje fizke ndërmjet Gashit dhe Nushit, por një gjë e tillë është mohuar nga menaxhmenti i Radion Televizionit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, mohon të ketë pasur përleshje fizke, por nuk përjashton faktin se Nol Nushi i është kundërpërgjigjur me ujë, avokatit Gashi.

    “Të nderuar,
    Menaxhmenti i RTK mohon lajmet e publikuara në disa portale për një përleshje fizike të mysafireve Tome Gashi dhe Nol Nushi në studion e RTK pas debatit.
    RTK njofton shikuesit se mysafirët kanë vazhduar debatin me tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i është kundërpergjigjur duke e gjuajtur me ujë, por se nuk ka pasur përleshje fizike e as goditje ndërmjet tyre”, thuhet në njoftimin e RTK-së.

    Kujtojmë se lajmi u dha nga Milaim Zeka, në portalin e tij, “Pa Rrotulla”, por që u mohua nga të gjithë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!