Zv.kryeministri malazes Dritan Abazoviç uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt.
“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” tha Abazoviç.
Abazoviç përgëzoi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve.
“Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta,” përfundoi Abazoviç.
Por në Beograd ky urim nuk është pritur mirë, e kjo mund të shihet në titujt e mediave lokale.
“Abazovic përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazovic uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazovic uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës “, janë vetëm disa nga titujt në mediat serbe.