×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj konfirmon se nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 17:30

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim lidhur me pjesëmarrjen në votimin për Presidentin.


    Duke shkuar në sallën kryesore të Kuvendit ku pritet të bëhet tentimi i dytë për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente, Selmanaj ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në votëm.

    Agim Veliu deklarohet pak para se të hyjë në sallë, tregon se a ka ndërruar mendje
    “Nuk jam prej personave që ndërroj qëndrim”, ka thënë Selmanaj.

    Dje, për një votë më pak në kuti, LVV-ja dhe Lista Guxo nuk arritën ta bëjnë presidente Vjosa Osmanin. Procesi për zgjedhjen e saj dështoi që në tentimin e parë, i cili u përsërit, por pa sukses. Në votim nuk morën pjesë tre deputetë të LDK-së, ish partisë së Vjosa Osmanit. Por problemi nuk qe te mosvotimi i Avdullah Hotit, Agim Veliut e Driton Selmanaj, pasi pozitës i munguan dy deputetë të komuniteteve jo-serbe që pritej të ishin aty. Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom nuk morën pjesë në seancë, ndonëse kishte marrëveshje për këtë.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për Gazetën Express se deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, do të marrë pjesë në seancën e sotme ku do të tentohet që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!