Njohësi i çështjeve kushtetuese, Durim Berisha, ka thënë se është shqetësues fakti që Shtëpia e Bardhë nuk i ka hapur dyer për Presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj po depërton, shkruan Reporteri.net.
Sipas Berishës, për takime e politika të rëndësishme edhe t’paguhen miliona nuk është gabim.
“Pertej ironise, ka qene shqetesuse kur ne vitin 2020 ministri i jashtem i Kosoves komentonte rreth keshilltareve te kryeministrit – e ne anen tjeter Skender Hyseni takohej me Grenellin. Vazhdon me qene shqetesues fakti qe Shtepia e Bardhe nuk i ka hapur dyert per udheheqesit e institucioneve te Kosoves, e ne anen tjeter deperton Ramushi.
Per takime e politika te rendesishme t’paguhen edhe miliona nuk eshte gabim. Sidomos kur dihet sa agresiv eshte Lobi Serb ne Evrope dhe ShBA. E besa edhe lobi i ahmakeve tone. Nuk bahet shtet me OJQ”, ka shkruar Berisha.
Ndryshe, Berisha ka qenë më herët këshilltar i kryeministrit Albin Kurti./Reporteri.net