Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka folur për kritikat që i janë bërë për gjendjen e rrugëve këto ditë, pas reshjeve të shumta të borës.
Durmishi në T7 ka ironizuar duke thënë se ende nuk kanë arritur ta zbulojnë një pajisje që e shkrinë borën ende pa rënë në tokë.
Ai vazhdoi se duhet të presim që bora të bie në tokë për ta pastruar.
“Këto janë bërë klishe, kjo cështja se na ka zënë në befasi bora në dimër. Më kanë ardhë shumë fotografi nga vendet tjera, edhe në Gjermani kanë qenë rrugët më keq sesa te ne. E di se jetojmë në kohën e një zhvillimi të hovshëm teknologjik, mirëpo në këtu në Kosocë nuk kemi arritur ende ta zbulojmë atë pajisje që e shkrin borën ende pa rënë në tokë. Duhet të presim me ra bora në tokë për me mund me e heq pastaj borën”, ka thënë Durmishi.
Ai shtoi se të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme
“Të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme. Kam vizitu të gjitha rrugët që ka pasur raportime se janë bllokuar. Në secalin segment është e pamundur të heqet bora njëkohësisht, kur ka reshje te vazhdueshme. Ka shumë automjete që nuk i kane pajisjet e dimrit, dhe mjafton një makinë diku me mbet në rrugë dhe kjo shkakton zinxhir të problemeve. Në përgjithësi të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.