×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy aksidente në pak minuta në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen 6 persona

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 21:34
    Foto ilustrim

    Dy aksidente kanë ndodhur brenda një intervali të shkurtër kohor në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë lënduar 6 persona, shkruan Reporteri.net.


    Lajmin e ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    “Rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova në km 36 drejtimi Suharekë-Malishevë, në interval të shkurtër kohor janë  shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore ku të pefshira kane qenë 4 automjete : tri vetura dhe një kamionetë. Raportohet se ne te dy rastet janë të lënduar 6 persona të cilët edhe kanë marrë trajtim mjeksor në Prizren”, ka thënë Hoxha.

    Sipas tij, njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë së Kosovës është marrë me rastet dhe kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!