Dy persona në kryeqytet e kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 25 mijë euro për të mos ia publikuar disa foto dhe video intime në rrjete sociale. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuarit.
Policia ka njoftuar se ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar viktimës femër kosovar e 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale. Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.