×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste të dhunimit në Kosovë brenda 24 orëve

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 9:54

    Janë raportuar dy raste të dhunimit në Kosovë brenda 24-orëve, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Sipas raportit të Policisë, bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku vajza në fjalë është dërguar për ekzaminim mjekësor.

    “Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në Pejë, me ç’rast është arrestuar një burrë si i dyshuar.

    “Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!