Në Klinikën Infektive sot janë duke u trajtuar 22 persona, prej tyre 12 janë të infektuar me koronavirus.
Prej tyre 8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, shkruan Reporteri.
Kujtojmë se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë deri tani ka shkuar në 945, me 690 persona të shëruar dhe 29 viktima.
Gjatë kësaj jave numri i të infektuarve ka filluar të rritet përsëri, përderisa nga njoftimet e përditshme të IKSHPK janë raportuar më shumë raste sesa të shëruar.
Masat e lehtësimit kanë filluar që nga 4 maji, duke bërë që disa nga aktivitetet të fillojnë me punën e tyre të përditshme. Ndërsa nevojitet vlerësimi epidemiologjik dhe vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të kaluar në fazën e dytë, e cila para konfirmimit të rasteve të fundit është parashikuar të ndodhë me 18 maj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.