Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë konfimuar edhe 8 raste të reja me COVID-19. Dy nga të infekturit janë nga komuna e Vushtrrisë.
Kryetari i kësaj Komune, Xhafer Tahiri, ka dhënë detaje në lidhje me rastet.Tahiri njofton se personat kishin ardhur nga Suedia disa ditë më parë, ku me vendim të Minsitrisë së Shëndetësisë ata ishin liruar për në shtëpi për t’u vetizoluar.
“Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.Të dy rastet janë nga e njëjta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre”, ka shkruar kryetari Tahiri në facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.