×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Dy të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe veture në Caralevë

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 15:33

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës në Caralevë.

    Nga pamjet e publikuara nga Gazeta Online Reporteri.net në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një veturë e tipit Mercedes.

    Lidhur me aksidentin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar edhe dy persona.

    “Sot me datë 06.10.2024, rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura.
    Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar aksidentin”, tha Bytyqi për Reporteri.net.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!