×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, Policia jep detaje

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 18:48

    Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth një orë më parë afër Katedrales në Prishtinë.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 17:00 në Prishtinë te semaforët afër Katedrales është shkaktuar një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente të Policisë janë marrë me procedurat e vendshiqimit të aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme rreth shkaktarit të aksidentit”, tha Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!