Ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit janë raportuara dy vetura të vjedhura në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Njëri rast ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa tjetri rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Në rastin e dytë, vetura më pas është gjetur e braktisur dhe i është kthyer pronarit
Njoftimi i policisë:
VJEDHJE E VETURES
· Prishtinë / 05.06.2024 – 04:54. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij targa vendore. Rasti duke u hetuar.
· Prishtinë / 05.06.2024 – 01:54. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij me targa vendore. Lidhur me rastin rreth orës 13:30 vetura është gjetur e braktisur dhe i është kthyer pronarit.