Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave të cilët dyshohen që për tetë vite, 2015 deri më 2023 kanë “shpërlarë para”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Poashtu, për dy prej tyre, E.K dhe M.V dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Vlera e pasurisë së sekuestruar siç bën të ditur Prokuroria Speciale është mbi 1.6 milion euro.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”, e përcaktuar me nenin 308, lidhur me nenin 31 dhe 81 të KPRK-së dhe nenin 56 par. 1 pika 1.6 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të Terrorizmit.
Ndërkaq, për të pandehurit E.K dhe M.V, po ashtu ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer edhe veprën penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me nenin 390, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 Euro., për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëj konfiskimin e saj.
Ky rast ka qenë i shënjestruar dhe i emërtuar “ZHURI”.
/Reporteri.net/