×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se është vetëvarur gjenerali britanik që shërbeu në Kosovë

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 11:53

    Ish-kreu i Marinsave Mbretëror, Matthew Holmes, ka vdekur si pasojë e varjes pas “shqetësimeve” për martesën dhe karrierën e tij, u tha një seancë hetimore.

    Gjeneral Major Holmes, 54 vjeç, i cili shërbeu në Kosovë, Iralndë Veriore, Irak dhe Afganistan, ishte Komandant i Marinsave Mbretëror nga viti 2019 deri në prill të këtij viti.

    Ai u gjet në një dhomë gjumi në shtëpinë e tij në Winchester, Hampshire, më 2 tetor, shkruan BCC, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në seancën dëgjimore në Winchester u tha se policia kishte reaguar në një incident në shtëpinë e familjes së tij më 22 shtator.

    Mjeku ligjor, Jason Pegg tha në një seancë hetimore në Winchester: “Dyshohet se Matthew Holmes kishte një numër shqetësimesh në kohën e vdekjes së tij, përfshirë çështjet që lidheshin me martesën dhe karrierën e tij të shërbimit”.

    Pegg tha se trupi i gjeneral Major Holmes u identifikua zyrtarisht nga gruaja e tij, Lea.

    Në kohën e vdekjes së tij, homazhet u bënë nga Kryeministri Boris Johnson dhe Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!