×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se keqpërdori pozitën, ndalohet zyrtari i TI-së në ShSKUK

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 18:24
    Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin L.J., zyrtar i TI-së në ShSKUK, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    “Dyshohet se i njëjti, në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale të lartcekur”, njofton prokuroria.

    Prokurori i çështjes, lidhur me këtë rast ësht​ë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, derisa ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!