Dje, pak para mesnatës është raportuar se një person i dyshuar, i armatosur ka hyrë në një shtëpi në Komoran dhe sipas ankuesit i dyshuari mund të ndodhet ende aty.
Pas kësaj, policia me njësitet kompetente te saj ka reaguar në lokacion dhe ka kryer kontrollin e nevojshëm në atë objekt, mirëpo nuk është gjetur ndonjë person i dyshuar brenda objektit.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është inicuar rasti “vjedhje e rëndë” për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.